Punimet vazhdojnë, kërkohet durim nga qytetarët (video)
Lokale

Punimet vazhdojnë, kërkohet durim nga qytetarët (video)

25.Jun.2013 16:54
0
Punimet për kyçjen e rrjetit ndihmës të ujësjellësit që furnizon me ujë fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit vazhduan edhe sot. ujesjellesi-Ternoc-1Punëtorët e ndërmarrjes “Komunalia” me një intensitet të lartë kanë vazhduar të punojnë në pikën lidhëse të gypit të ri që furnizon me ujë Tërnocin nga qendra distribuuese në Bujanoc. Punimet po vazhdojnë në hyrje të fshatit, derisa punëtorët që janë angazhuar në stabilizimin me ujë të këtij vendbanimi, apelojnë për durim tek banorët të cilët ankohen për ndërprerjen e ujit. Ata thonë se gjatë mbrëmjes uji do të lëshohet pjesërisht në fshatin Tërnoc, pasi që lidhja e re nuk mund të hyjë në funksion pa u betonuar. Betonimi në lidhjen në dalje të qytetit të Bujaocit do të bëhet për të mbajtur gypat në vend për shkak të presionit të madh që do të ketë kur të lëshohet rrjedhja e ujit. Të gjitha këto punime pritet të kryhen brenda kësaj jave kur edhe do të bëhet lëshimi në funksion i rrjetit të ujësjellësit./Titulli.com/ http://youtu.be/X4g7M5y5emc
KKS ndihmon degën në Preshevë me 40 mijë euro ndihma
Veseli, Musliut: Rri mare çka di ti?! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration