Pse po hesht Këshilli Kombëtar Shqiptar për përdorimin e shqipes në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc (dokument)
Lokale

Pse po hesht Këshilli Kombëtar Shqiptar për përdorimin e shqipes në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc (dokument)

13.Jan.2020 09:51
0

Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet publike në komunat Bujanoc dhe Preshevë vazhdon të mbetet problematikë e theksuar ndërsa Këshilli Kombëtar Shqiptar promovon aktivitete politike “madhore” e anashkalon seriozitetin në probleme lokale specifike.

Në një pjesë të publikimit të rezultateve nga KKSH për çudi nuk përmendet angazhimi i tyre në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip në komunat ku jeton pakica kombëtare shqiptare.

Redaksia e Titulli.com ka marrë një dokument udhëzimi nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc i cili ishte shkruar në gjuhën serbe edhe pse  në këtë komunë është lejuar përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip.

Në këtë dokument- udhëzim për ekzaminim specialistik të lëshuar nga shtëpia e shëndeti në Bujanoc përshkrimi ishte vetëm në gjuhën serbe.

Në ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit  të Republikës  Serbisë thuhet “ se në territorin e vetëqeverisjes lokale ku tradicionalisht jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare, gjuha dhe shkrimi i tyre mundë të jetë në përdorim zyrtarë të barabartë.

Në raportin e veçantë të Mbrojtësit të qytetarëve (Ombudsmani) i publikuar në vitin 2018 thuhet se  drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit është njëra nga të drejtat më të rëndësishme, për shkak të një sërë arsyesh, të cilat iu garantohen pjesëtarëve të pakicave kombëtare me akte ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Raporti i njëjtë përveç tjerash thotë  se Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare ka bërë një fushatë mediatike disa mujore me qëllim të informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe mënyrën e ushtrimit të së drejtës për të regjistruar emrin personal në regjistrat publikë në gjuhën dhe shkrimin shqip./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration