Promovohet fletushka për fëmijë parashkollor " Siguria ditore" në Preshevë
Në ambientet e Entit Parashkollor në Preshevë para një numri të konsiderueshëm të edukatoreve, fëmijëve, prindërve, studenteve të drejtimit për edukatore dhe mysafirëve të pranishëm u promovua fletushka për fëmijë parashkollor me titull "Siguria Ditore".
Fletushka është përgaditur nga Safet Osmanovic edukator pran Entit dhe Shkelzen Limani pedagog i specializuar në Ent.
Inicimi i idesë dhe mbështetje e plotë financiare për shtypin dhe botimin e fletushkës është mbështetur nga bashkatdhetari ynë Avnija Hafuzi që jeton e vepron në Budabest dhe mbështetjen organizative të drejtorit të Entit.
"Kjo fletushkë është dhurata më e duhur për fëmijët në vigjilje të festave të fundvitit. T'i mësojm fëmijët ta vlerësojnë librin dhe leximin, e t'i çmojnë dhuratat që ndikojnë në aspektin e formimit intelektuale e shpirtore sepse dhuratat materjalet janë të përkohshme, që fëmijëve ka mundësi t'i japin shprehi jo të mira", thuhet në njoftimin për media.
Fletushka përmban 9 tema apo aktivitete përmes të cilave edukatoret ose prindërit gjatë punës me fëmijët, përmes bisedës do t'i konstatojn sjelljet e mira, e ato të pa duhura gjatë përditshmërisë sidomos ato në fushën e sigurisë.
Po ashtu përmes ngjyrosjes (fëmijët) do ta zhvillojn imagjinatën, intelegjencën për artin dhe komunikimin për situata të përditshmërisë.
Gjithashtu përmes kësaj do të njihen me kultura të ndryshme gjuhësore dhe respektimin e diversitetit në mes tyre, pasi që fjalimet gjatë promovimit dhe fletushka ato shkrime që përmban përpos figurave dhe vizatimeve , janë në gjuhën shqipe, sërbe e rome.
Organizatorët kanë vlerësuar se kjo të jetë një nismë e mbarë për projektet e ardhshme ekipore multietnike me qëllim edukativ në mbështetje të bashkëatdhetarëve./Titulli.com/