Profesorët nga Universiteti i Shkupit takohen me kryetarin e KKSh-së
Lokale

Profesorët nga Universiteti i Shkupit takohen me kryetarin e KKSh-së

16.Jan.2015 14:46
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Dr. Zeqirja Neziri dhe Dr. Qani Mehmeti, profesor nga Universiteti i Shkupit, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Profesor Neziri dhe Mehmeti e uruan kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSh-së duke theksuar se ruajtja, mbrojtja dhe avancimi i kulturës dhe gjuhës shqipe është e rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thuhet në kumtesën e KKSh-së lëshuar pas takimit.

Kryetari Musliu me këtë rast falënderoi për vizitën që i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe sipas tij “është shumë e rëndësishme të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje t`i forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim avancimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës”. /Titulli.com/

Hapet konkursi për bursa studentore, pritet të aplikojnë mbi 1.000 studentë (Dokument)
"Kryetari i KKSh-së 100 mijë dinarë rrogë, paushalle deri në 40 mijë, opozita pa mëditje!"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration