Pritet në Bujanoc shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës
Lokale

Pritet në Bujanoc shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës

26.Mar.2019 15:21
0

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper është pritur në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe biseduan për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Mos integrimi i shqiptarëve në institucione publike, mosrealizimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe ngecja në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të jenë preokupime të përditshme dhe betejë politike e institucionale e përfaqësuesve shqiptarë”, ka shkruar Kamberi në facebook.

Sipas tij  përkrahja ndërkombëtare dhe monitorimi i pozitës së pakicave gjatë rrugëtimit të integrimit të vendit në BE i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, shkruan Titulli.com. 

“Prezenca dhe përkrahja ndërkombëtare garanci e avancimit dhe realizimit të plotë të të drejtave tona kolektive”, është shprehur Kamberi.

Delegacioni nga Këshilli i Evropës ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë institucional në Luginë./Titulli.com/

Haziri: Më ka tmerruar qetësia e shqiptarëve të Luginës për çështjen e korrigjimit të kufijve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration