Prishtina paralajmëron projekte për teknologji informative dhe të komunikimit në Bujanoc
Lokale

Prishtina paralajmëron projekte për teknologji informative dhe të komunikimit në Bujanoc

23.Aug.2024 20:04
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti ka realizuar takimin e parë zyrtar jasht Bujanocit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
 
Rama ka paraljmëruar projekt konkret në komunën e Bujanocit.
 
Postimi në Facebook nga Përparim Rama:
 
Kënaqësi e vecantë të pres, dhe t’i uroj për marrjen e detyrës Kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Arbër Pajaziti. Vendosëm themelet e bashkëpunimit tonë në fushën e arsimit, kulturës dhe të shërbimeve publike.
 
Në veçanti, Kryeqyteti do të mbështes Komunën e Bujanocit me krijimin e inkubatorëve të biznesit për teknologji informative dhe të komunikimit.
 
Është jo vetëm kënaqësi por edhe obligim i yni që të mbështesim shqiptarët atje. Këtë do të bëjmë jo vetëm përmes shkëmbimit të përvojave por duke gjetur mundësi për financimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët e Bujanocit.
 
U dakorduam që takimin e radhës t'a mbajmë në Bujanoc.
Ballkani Perëndimor me tre milionë njerëz më pak më 2050
Sinani takon Sensein Fazliu, paralajmërohet akademi profesionale e karatesë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration