Presidenti Thaçi thirrje bashkëkombësve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të dalin në zgjedhjet e nesërme
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listën e përbashkët të shqiptarëve.
Thaçi u bën thirrje bashkëkombësve shqiptar në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme, transmeton Titulli.com.
“Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare”, ka shkruar ai në facebook.
Po ashtu ai thotë se zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo.
“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”, ka përfunduar Thaçi.