Presidenti Thaçi për Korrigjimin e kufijve: Do ta prezantoj edhe në Paris
I ftuar në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve.
“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi.
“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, shtoi presidenti.