Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Ibrahim Fejzullahu me urdhërin Hero i Kosovës
Presidenti Thaçi dekoroi dëshmorin Ibrahim Fejzullahu me urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë.
Në përballje të pabarabart në luftën e armatosur të UÇPMB-së para 20 vitesh ra heroikisht Ibrahim Fejzullahu në Gosponicë të Preshevës.
Familja Fejzullahu në mesin e bashkëveprimtarëve të shumtë pranoi urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë, për lirinë e Kosovës titull ky i ndarë nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Bashkëverimtarët tanë të asaj kohe, Shaqir Shaqiri dhe Halil Selimi kanë evokuar kujtime të para 20 vitesh dhe kanë folur për kontributin e dëshmorit Ibrahim Fejzullahu.
Vajza e dëshmorit, Naxhije Fejzullahu ka falemderuar Presidentin e Kosovë i cili ka dekoruar babain e sajë si hero të Kosovës.
Në deklaratën për media ajo ka potencuar se shpresojmë që në të ardhmen tokat shqiptare të jenë të bashkuara siç deshën dëshmorët e rënë.