Presheva preferon më shumë vaksinën kineze ndaj Covid-19 (lexo të dhënat)
Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Preshevë deri më tani janë vaksinuar kundër Covid-19 afro 3867 qytetarë me dozën e parë, përcjellë Titulli.com.
Ndërsa më datën 07 shkurt janë vaksinuar 92 persona me dozën e parë të vaksinës “Sinopharm” dhe 18 persona me vaksinën gjermane të kompanisë Phizer.
Vaksinimin në komunën e Preshevës po bëhet akoma sipas sistemit të regjistrimit dhe të dhënat tregojnë se numri më i madh i të vaksinuarve është me vaksinën kineze “Sinopharm”.
Të dhënat tregojnë se deri më 7 prill në shtëpinë e shëndetit në Preshevë janë vaksinuar me dozën e parë të “Sinopharm” 2261 persona ndërsa me dozën e dytë 1775 persona, shkruan Titulli.com.
Pas kësaj me vaksinën “Phizer’ janë vaksinuar 938 persona me dozën e parë dhe 509 persona me dozën e dytë, ndërsa më vaksinën e kompanisë “Astra Zeneca” janë vaksinuar 640 persona me dozën e parë dhe 28 me vaksinën e “Sputnik V”.
Komuna e Preshevës ka të regjistruar afro 45 mijë banorë rezidentë dhe jo rezident dhe bazuar në këto të dhëna rreth 10% të popullsisë janë vaksinuar deri më tani./Titulli.com/