Lokale
Presheva të mërkurën në festë
[caption id="attachment_43175" align="aligncenter" width="576"] Foto e marrë nga: "Kjo është Presheva jonë"[/caption]
Forumet rinore shqiptare të Komunës së Preshevës nesër me fillim në orën 12h në sheshin e Preshevës organizojnë program kulturoro-artistikë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Me këtë rast organizatorët ftojnë qytetarët e Komunës së Preshevës që të marrin pjesë në këtë manifestim qendrorë.
“Përgatitjet janë duke u bërë sipas planit dhe nesër me fillim në orën 12h do të nisë programi kulturoro-artistikë i cili do të zgjasë rreth dy orë”, i tha Titullit Agon Ajeti, përfaqësues i këshillit organizativë .
Sipas Ajetit, në këtë organizim për 100 vjetorin e pavarësisë, me një program kulturor do të paraqitet shoqëria “Rexho Mulliqi” si dhe këngëtarë nga Lugina.
Ky manifestim organizohet nga forumet rinore shqiptare të Komunës së Preshevës me mbështetjen e Këshillit Komunal./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!