Lokale
Bujanoci “konkurron” Vlorën me organizimin për 100 vjetorin e pavarësisë?! (video)
Komuna e Bujanocit sot ka shënuar përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë me një sërë aktivitetesh të organizuar për këtë festë jubilare historike.
Filloi me marshin e nxënësve, ndërsa përfundoi me një koncert të organizuar në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.
Siç raporton Titulli, sot gjithçka dukej si në Shqipëri, apo më saktë, “si në Vlorë”, pasi në këtë manifestim shqiptarëve nuk i mungoi as shtëpia e Ismail Qemalit të cilën ia solli në miniaturë, Nagip Taipi.
Taipi, një artistë i cili më herët patë ndërtuar edhe NEWBORN-in në sheshin e Bujanocit, edhe me këtë rast me vetiniciativë i solli shqiptarëve të Luginës një kopje të shtëpisë në miniaturë ku u shpallë pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.
http://youtu.be/JHry41mwRBs
100 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit ishin organizuar nga profesor Muharrem Goga për një marshimin prej rreth 3 kilometrave nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit.
Ata ndaluan tek varri i komandant Lleshit, për të vazhduar më pas me udhëtimin e tyre drejt Bujanocit ku edhe me trupat e tyre formuan numrin 100 si simbolikë e 100 vite shtet shqiptarë.
http://youtu.be/cTklnYDd_nk
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar me një delegacion nga shoqata kulturoro-artistike nga Peja aktivitet e kësaj dite festive i filloi me homazhe në varrin e dëshmorit Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi, pas së cilës vizituan edhe muzeun e sapo hapur të Komandant Lleshit.
Pika kulmore e organizimit të sotëm ishte shpalosja e flamurit kombëtar nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi para mijëra qytetarëve që kishin dalë në shesh për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë.
http://youtu.be/oTyUxBUp6cY
Për qytetarët e kësaj komune ishte përgatitur edhe një koncert me shoqërinë e ardhur nga Peja si dhe “Zërin e Luginës”.
Për këtë koncert interesimi ishte shumë i madh i qytetarëve sa që salla ishte e vogël për të pranuar të gjithë.
Me një fjalë, organizimi ishte i përkryer, ndërsa porosia e kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi në këtë ditë ishte, “po shpallim pavarësinë e Shqipërisë natyrale”. /Titulli.com/
http://youtu.be/rdndHD-VHAE
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!