Presheva shpall qytetarë nderi kryeministrin Edi Rama, qyteti pa flamuj e me polici
Kuvendi komunal në Preshevë ka shpallur Edi Ramën qytetar nderi të komunës së Preshevës kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
(10:30) Në këtë seancë të jashtëzakonshme ku kanë qenë prezent 33 këshilltarë ku kanë votuar unaniminisht,m gjithashtu të pranishëm knë qenë edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, Nagip Arifi kryetar i Bujanocit dhe Jonuz Musliu.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës. Ndërsa autobusi i gazetarëve që shoqëron kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij në Preshevë është bllokuar në autostradën që të çon drejt Preshevës.
Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20.
Dëshmitarët okular i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë.
Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës.
Përndryshe, në Preshevë po mbretëron atmosferë e qetë, përderisa policia thuajse gjendet në të gjitha vendet ku parashihet të kalojë e qëndrojë kryeministri Edi Rama, sidomos në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. /Titulli.com/