Presheva: Nuk ka asnjë të infektuar me COVID 19, të vet izolohen banorët
Lokale

Presheva: Nuk ka asnjë të infektuar me COVID 19, të vet izolohen banorët

23.Mar.2020 10:12
0

Në Preshevë dhe Bujanoc përkundër gjendjes së jashtëzakonshme deri më tani nuk është regjistruar as një rast me COVID 19 dhe se po kërkohet të respektohen masat parandaluese.

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës tashmë ka vendos kujdestarinë e përditshme.

Mendurim Presheva, zëdhënës i këtij shtabi thotë se nuk ka të infektuar me virus COVID 19 në territorin e komunë së Preshevës dhe se janë duke bërë dezinfktimin e rrugëve të caktuarë.

Në shtëpinë e shëndeti në Preshevë por edhe në Bujanoc, mund të bëhet vetëm mjekimi simptomatologjik derisa Enti Epidemiologjik është rreth dyzetë kilometra nga Presheva në qytetin e Vrajës, prandaj mantel bardhët kërkojnë nga qytetarët që të vet izolohen në mënyrë që të parandalojnë.

Desaret Murati, mjek i përgjithshëm në shtëpinë e shëndetit në Preshevë është shprehur për RTK se nuk ka vend për panik dhe së bashku do të kalohet edhe kjo duke ju përmbajtur edhe masave për vet izolim.

Me qëllim të detyrimit të qëndrimit të qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, si masë mbrojtëse për ruajtjen e jetëve të qytetarëve nga korona virusi, qytetarët e moshave mbi 65 vjet e kanë të ndaluar që të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Qeveria e Serbisë kanë marrë masë që nga dita e diele 22 mars për orën policore e cila fillon nga ora 17-5./B.R-Titulli.com/

Përse na mbron kaq shumë sapuni nga viruset?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration