Lokale
Presheva në festë në pragë të Kurban Bajramit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me komunën e Preshevës, Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit, si dhe Forumin Rinor Islam në Preshevë do të organizojnë manifestim për Kurban Bajramin
„Manifestimi qendror“ do të mbahet të enjten (një ditë para Bajramit) në shtëpinë e kulturës „Abdulla Krashnica“ në Preshevë me fillim në orën 16h.
Në këtë manifestim të pranishmit do të mund të përcjellin programin kulturoro-artistik, si këndim të Kur’anit, ilahive, recitime, monologje, kurse pas përfundimit të programit do të shtrohet edhe një koktej./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!