Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Kuvend
Lokale

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Kuvend

23.Oct.2012 18:35
0
Për nesër është caktuar edhe seanca e rradhës e Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndërkaq opozita shqiptare ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në kuvend, po ashtu ka dalë edhe me një kumtesë të përbashkët ku thuhet se opozita nuk do ta mbështesë pikën e 14-të që ka të bëjë me propozim vendimin për përcaktimin e lokacionit për ndërtimin e banesave për persona  me gjendje sociale të rrezikuar në territorin e Bujanocit.     ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ KUNDËRSHTOHET NDËRTIMI I OBJEKTIT PËR SERBËT E KOSOVË “Pika e caktuar e rendit të ditës është në shpërputhje me vetë propozimin e Vendimit që është dhënë në shqyrtim, për arsye se nuk potencohet së këto banesa janë të rezervuara për personat e zhvendosur nga Kosova”. “Pjesëmarrja e komunës  në këtë projekt pa e detajuar borxhin  e krijuar për refugjatët nga Kosova, për të cilin komuna e Bujanocit është e paditur nga Elektrodistribucioni (vlera e të cilit është mbi 30 milion dinarë) vetëm se do ta dëmtonte interesin e qytetarëve tanë”. “Nuk mund të marrim pjesë në krijimin e marketingut politik të zv/kryetarit Stojança Arsiq, i cili ditë me radhë propagon këtë Projekt, deri sa ai dhe partnerët aktual të kryetarit të komunës nuk kanë shprehur gatishmëri të përkrahin iniciativën për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe sheshit të Bujanocit”. “Nuk është kërkuar informacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës pse këta individ nuk mund të sistemohen në vendet nga vijnë sikur edhe a kanë këta individë  problem me ligjin në Kosovë”. “Pjesëmarrja në aprovimin e kësaj pike do të thotë edhe pjesëmarrje aktive në ndryshimin artificial të strukturës së popullatës që është në kundërshtim jo vetëm me Konventat Europiane, por, edhe me vetë Kushtetutën e Serbisë aq më tepër kur nuk është realizuar asgjë me interes për banorët  e Malësisë së Bujanocit, ndërkohë, që atyre u mohohen edhe dokumentet e vendbanimit”. “Sa i përket pikës së 15 të rendit të ditës  që ka të bëjë me “Propozimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objektit të Universitetit të Novi Sadit, Fakulteti Ekonomik në Suboticë, paralelja në Bujanoc” konsiderojmë se edhe ky propozim Vendim është konfuz. Kjo për arsye se komuna nuk mund të falë objektin pronar  e së cilës është subjekti tjetër, meqë objekti i cili po falet është në pronësi të Ndërmarrjes “Gumopllastika”, së paku jo deri sa qeveria republikane nuk e shpallë interes publik për eksproprim”. “Konsiderojmë se caktimi i kësaj pike të rendit krahas asaj për banesat sociale për refugjat, ka për qëllim manipulimin e opinionit me vellon e pseudopatriotizmit dhe vetë këshilltarëve të pozitës, së paku nga radha e shqiptarëve”, thuhet në fund të kësaj kumtese të përbashkët e partive shqiptare opozitare, PVD, LPD dhe UDSH. Lëvizja e Progresit Demokratik          Partia për Veprim Demokratik       Unioni Demokratik Shqiptarë  
Inaugurohet rruga e “Bashkimit” të shqiptarëve (foto&video)
Presheva në festë në pragë të Kurban Bajramit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration