Lokale
Presheva me manifestim për Natën e Kadrit
Në Preshevë, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” do të organizohet manifestim fetar kushtuar natës së Madhe të Kadrit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, të premten (2 gusht) me fillim në orën 17:30 do të organizojë manifestimin fetar për Natën e Madhe të “Lejletul-Kadrit”.
Programi do të jetë i pasuruar me ilahi dhe lexim të Kuranit nga studentët Emine Abdiu, Rina Limani, Shuajb Abdiu, Gazmend Halimi, Fisnik Musliu dhe Shkëlqim Limani.
Ligjërues në këtë manifestim fetar do të jetë Jusuf Zymeri. Sipas kalendarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Nata e Kadrit do të jetë të shtunën më 3 gusht./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!