Presheva me “Javën e Buxhetit 2020-të” diskutim publik. Bujanoci akoma s’ ka data
Komuna e Preshevës në një postim në faqen zyrtare ka shpallur datat në të cilën sipas përfaqësuesve institucional janë paraparë të bëhen përgatitjet për fillimin e diskutimeve publike për buxhetin e vitit 2020-të. Në Bujanoc kjo gjë akoma nuk ka ndodhë deri tani, ajo që është parë në publikime është se janë duke e përgatitur buxhetin për arsimin gjë që është publikuar edhe në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit.
Se a do të shpallet një diskutim i gjërë publik për buxhetin e 2020-së në komunën e Bujanocit deri më tani nuk kemi një paralajmërim të tillë të publikuar.
Në publikimin në faqen zyrtare nëpërmes një gafikës ku pasqyrohen edhe takimet e ndryshme me qëllim të transparencës së komunës së Preshevës thuhet se do të shpallet edhe java e buxhetit nga 11 deri më 17 nëntor.
“Pasi jemi në prag të përfundimit të Buxhetit të vitit 2019, Komuna e Preshevës ka filluar përgatitjet për planifikimin e Buxhetit për vitin 2020, andaj Java e Buxhetit do të filloj më datë 11 Nëntor dhe do të përfundoj më datë 17 Nëntor 2019. Java e Buxhetit quhet BUXHETI YT, ftojmë të gjithë Qytetarët, Drejtorët e Institucioneve, Partitë Politike, Kryetarët e Bashkësive Lokale, Përfaqësuesit e Shoqatave të Diasporës dhe Bizneset Private të bëhen pjesë e përpilimit të Buxhetit për vitin 2020 duke kontribuar me idetë dhe propozimet e tyre” – shkruhet në faqen në facebook të komunës së Preshevës.
Kurse në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në konsultime për buxhetin në arsim për 2020-në ndër të tjera shkruhet se buxheti do të dyfishohet, por në arsim ndërsa për diskutimet publike për buxhetin e përgjithshëm të 2020-së akoma nuk kemi paralajmërime.
“Vitin e ardhshëm dyfishohet numri i mësuesve ndihmës (asistentave personal) në sistemin arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta. Projekt-buxheti i ri synon të rritë cilësinë e arsimimit në sistemin shkollor në Komunën e Bujanocit të të gjitha moshave. Pajisja e kabineteve, E-ditari, Abetarja digjitale janë vetëm pikënisje në drejtim të digjitalizimit të mësimdhënies. Komuna vazhdimisht investon në pajisje dhe trajnime për mësimdhënësit, ashtu që dituritë e fituata atje, t'i aplikojnë në orët e mësimit. Mbi 15 për qind e totalit buxhetor, destinohet për nevojat e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, që është ndër në të lartat në Rrethin e Pçinjës” – shkruhet ndër të tjera në faqen e komunës së Bujanocit.