KKSH: Tani me strategji përballë institucioneve
Lokale

KKSH: Tani me strategji përballë institucioneve

08.Nov.2019 08:41
0

Gjatë ditës së djeshme nën organizimin e Misionit të OSBE-së dhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë ditës së djeshme u mbajt takim shumë palësh, në të cilën morën pjesë Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës dhe Informimit, Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave; si dhe institucionet vartëse.

Në takimin në fjalë sipas shërbimit për informim të KKSH-së janë prezantuar veprime konkrete për problemet të cilat kanë shqiptarët në Luginë të Preshevës shkruan Titulli.com

“Gjatë këtij takimi, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka prezantuar pjesë të veprimeve konkrete e sistematike nga draft Strategjia 2020-2025. Ndër temat që u trajtuan ishin problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe mënyrat për zgjidhje tyre.

Duke filluar nga mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore e të mesme në gjuhën shqipe si qenësore në fushën e arsimit, mungesën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e sistemit, problemet në fushën e kulturës e informimit.

Vlen të theksohet se ky ishte takimi i parë me një përbërje kaq të gjerë të institucioneve pjesëmarrëse” – shkruhet në faqen zyrtare të KKSH-së.

Dita Botërore e Urbanizimit
Presheva me “Javën e Buxhetit 2020-të” diskutim publik. Bujanoci akoma s’ ka data
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration