Presheva humb 2500 nxënës për 8 vite, politika qendrore dhe lokale të dështuar (statistika)
Për tetë vite në shkollat e komunës së Preshevës numri i nxënësve ka pas një rënie drastike me 2597 nxënës në të gjitha shkollat e Preshevës me rrethinë.
“Si pasojë e kësaj e nga migrimi i të rinjve drejt shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovës, Shqipërisë edhe një numër i vogël në Maqedoni. Pasi që në Preshevë ka ndikuar problemi ekonomik dhe politik, duke mos pas një perspektiv për një jetë më të mirë për rininë preshevare”, thuhet në raportinnga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim
Sipas këtij hulumtimi kuadrot e kualifikua në të shumtën e rasteve kanë ikur si pasojë e diskriminimi politik nga pushteti qendrorë së bashku me ato lokale nuk iu ka dhënë mundësia që ata të ushtrojnë profesionin e tyre, gjë që ka ndikuar deri në presion psikik dhe kanë ikur andej ku kanë mundur të gjejnë veten, shkruna Titulli.com.
Qendra për Hulumtim dhe Monitorim ka vlerësuar se përpos rënies së nxënësve, në këtë kalkulim është edhe një numër i madh i prindërve që kanë ikur së bashku me fëmijët e e tyre duke ndikuar edhe në zvogëlimin e natalitetit që nënkupton rënie edhe në popullatën e Preshevës.
Më poshtë mund të shihni edhe tabelën se ku ka pasur rënie më të madhe të nxënësve.
SHKOLLA | VITI 2010 TË REGJISTRUAR | VITI 2018 TË REGJISTRUAR | MË PAKË PËR 8-të VITE |
Sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi | 2207 | 1365 | 842 |
Sh. f. “Selami Hallaqi” Rahovicë | 534 | 334 | 200 |
Sh.f “Zenel Hajdini” Raincë | 289 | 180 | 109 |
Sh.f. “Dituria” Corroticë | 402 | 234 | 168 |
Sh.f. “Vuk Karaxhiq” S. Hekurudhor | 197 | 164 | 33 |
Sh.f. “9 Maji” Leran Shqiptarë
Serb |
605 | 295
36 Gjithësej 331 |
274 |
Sh.f. “Abdulla Krashnica” Miratoc | 439 | 176 | 263 |
Sh.f. “Migjeni” Caravajkë | 80 | 36 | 44 |
Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë | 1025 | 805 | 220 |
SHMT “Presheva” në Preshevë | 1309 | 865 1933 | 444 |
GJITHSEJ | 7087 | 4490 | 2597 |