Lokale
Presheva, Bujanoci apo KKSH, cila ka ende flamurin në ballkon?(foto)
Të tre këto institucione shtetërore të drejtuara nga kryetarë shqiptarë, më 28 nëntor vendosën flamurin Kombëtarë në ndërtesat e tyre përkatëse, por tani flamuri kuq e zi valon vetëm në një godinë
Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar,vendosën flamurin Kombëtar në ndërtesat e këtyre institucioneve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sic raporton Titulli, dymbëdhjetë ditë nga 28 nëntori, flamuri Kuq e Zi valon vetëm në njërën prej këtyre ndërtesave dhe ajo është e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në godinën e Komunës së Bujanocit kemi të vendosur vetëm flamurin shtetëror, ndërsa në atë të Preshevës të Serbisë dhe të kësaj komune.
Në dy nga këto tre institucione flamuri u vendos nga kryetarët e tyre. Në godinën e Komunës së Bujanocit flamurin e vendosi kryetari Nagip Arifi, ndërsa në atë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri.
Në Preshevë nuk dihet se kush e shpalosi flamurin pasi mëngjesi i 28 nëntorit kishte zbardhë me flamurin e vendosur në godinë, derisa kryetari Ragmi Mustafa me ftesë zyrtare ishte në Tiranë.
Ligji aktualë në Serbi ndalon përdorimin e simbolit kombëtarë në institucionet shtetërore.
Duhet theksuar se shqiptarët këtë ndalesë nuk e kishin në ish Jugosllavin e Titos, kur përkrahë flamurit shtetërorë të Jugosllavisë së atëhershme valonte edhe flamuri Kuq e Zi në komunat ku shqiptarët përbënin shumicën./Titulli.com/
[caption id="attachment_45339" align="aligncenter" width="576"] Flamuri Kombetar i shpalosur ne ndertesen e KKSH-se - 9 dhjetor 2012[/caption]
[caption id="attachment_45340" align="aligncenter" width="576"] Komuna e Bujanocit pa flamurin Kombetar[/caption]
[caption id="attachment_45341" align="aligncenter" width="601"] Ndertesa e Komunes se Presheves pa flamur Kombetar[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!