Policia e Kosovës arrin një sukses të paparë – dënon një shqiptar të Luginës, s’kishte stikersa në targa
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook” kanë njoftuar se e kanë dënuar me gjobë prej 60 eurosh një person për shkak se në veturën e tij me tabela të Serbisë nuk kishte stikera.
“Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve-mediave, identifikohet vetura me targa të Serbisë që nuk vendos stikersa në targa. Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse. Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.