Policia arreston Serbin nga Vraja e mbylli vajzën e tij 3 orë në veturë, shkoi të luante lojëra fati
Policia në Novi Sad të Serbisë e arrestoi një person 45-vjeçar nga Vraja nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të neglizhencës dhe abuzimit të një të mituri, pasi e la vajzën e tij për tri orë të mbyllur në makinë.
Policia e vendit, siç raporton mediat serbe në bashkëpunim me qytetarët, rreth orës 22 të mbrëmjes gjeti vajzën dy vjeçare, të mbyllur në një makinë të parkuar.
Dyshohet se fëmija kaloi gati tre orë në makinë, ndërsa SM po luante lojëra fati dhe po shikonte lojë futbolli në skajin tjetër të rrugës.
I dyshuari ka provuar ti arsyetohet policisë se për kohë të shkurtër e ka lënë fëmiun por policia ka mësuar se ai ka shikuar gjithë ndeshjen futbolli në bastore, transmeton Titulli.com.
Në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, vajza iu ishte kthyer nënës së saj./Titulli.com/