Policia arreston një qytetarë në Bujanoc me dyshimin trafikim të armëve dhe narkotikëve
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestuan B. S. (1980) nga rrethina e Bujanocit, thuhet në raportin e drejtorisë së policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com
Sipas këtij raporti arrestimi u bë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer vepra penale të prodhimit të paligjshëm, posedimit, bartjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve dhe mbajtjen e paautorizuar të narkotikëve.
Raporti shpjegon se natën e ditës së mërkurë në Bujanoc, policia gjeti një pistoletë me katër fishekë. një kuti me 44 fishekë pistoletë, një sasi të vogël pluhuri të dyshuar si kokainë, si dhe pilula nga lista e substancave psikoaktive në një veturë “Mercedes” të drejtuar nga i dyshuari transmeton Titulli.com.
Me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë, i dyshuari u ndalua deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Prokurori me një kallëzim penal./Titulli.com/