Pikëkalime të reja tranzite nëpër Serbi, edhe kufiri Preshevës i hapur
Lokale

Pikëkalime të reja tranzite nëpër Serbi, edhe kufiri Preshevës i hapur

14.Nov.2014 19:59
0

Nesër hyn në fuqi marrëveshja për hapjen e pikëkalimeve kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transit nëpër Serbi për në vendet e treta.

Në një njoftim për media thuhet se zëvendëskryeministrja në detyrë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, pas takimeve të sotme në Bruksel njofton se me datën 15 nëntor 2014 do të hyjë në fuqi marrëveshja.

Këto pikë kalimekufitare janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe Aeroporti i Nishit.

Ndërsa, prej datës 22 shtator 2014, bashkatdhetarët me nënshtetësi të Kosovës po e shfrytëzojnë edhe Aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për udhëtime transiti. /Titulli.com/

Kush po e kundërshton politikën e Shqipërisë në Luginë? (Video)
A do të ndryshojë jeta e shqiptarëve në Serbi pas vizitës së Ramës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration