Përurohet solemnisht rruga Muhoc-Zarbincë (foto)
Lokale

Përurohet solemnisht rruga Muhoc-Zarbincë (foto)

05.Sep.2020 20:34
0

DITË HISTORIKE PËR MALËSINË E BUJANOCIT: PËRUROHET RRUGA MUHOC - ZARBINCË

Qytetarët e Malësisë së Bujanocit sot në kalendarin e tyre kanë shënuar një ditë shumë të rëndësishme dhe historike për ta. Para qindra qytetarëve të kësaj ane dhe delegacionit nga pushtetit lokal i Bujanocit i kryesuar nga kryetari Nagip Arifi është përuruar rruga Muhoc - Zarbincë.

Në mënyrë solemne prerjen e shiritit të kësaj rruge e bënë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Imet Rrahmani, ish ministër i shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëherit banor i kësaj ane.

Se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe, përveç prezencës së shumë qytetarëve, është dëshmuar edhe angazhimi i palodhur i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi që ëndrrën e kahmotshme të Malësisë ta bëjë realitet.

Në fjalën e tij kryetari Arifi potencoi se bënë realitet jo vetëm ëndrrën e qytetarëve të kësaj treve, por edhe ëndrrën që t'i lidhë shqiptarët, duke filluar nga Rainca e komunës së Preshevës e deri në Zarbincë.

Nga Fondi Humanitar i Malësisë së Bujanocit dhe Bashkësia Lokale e Zarbincës, të cilët kishin raporte shumë bashkëpunuese me komunën e Bujanocit u shprehën shumë të entuziazmuar dhe shumë falemnderues ndaj kryetarit Nagip Arifi, me ç'rast shpalosën edhe një pllakë mirënjohje për kontributin e z. Nagip Arifit për kthimin e shpresës dhe zhvillimit të malësisë së Bujanocit.

Procedura për fillimin e asfaltimit të rrugës Muhoc - Zarbincë kishte filluar më 04.02.2016 dhe përfundoi sot më 05.09.2020.

Ky shkrim është publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në facebook

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration