Përmbytjet në komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës akordon 50 mijë euro ndihmë
Lokale

Përmbytjet në komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës akordon 50 mijë euro ndihmë

10.Jun.2021 11:30
0

Sikurse premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës  ka konkretizuar ndihmën për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Këshilli Bashkiak miratoi ditën e sotme vendimin për dhënien e ndihmës financiare në shumën 50 000 euro nga Bashkia e Tiranës për Komunën e Preshevës.

Kryetarja e Komunës Ardita Sinani përcolli shqetësimin mbi situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në dy fshatra Rahovicë dhe Raincë, dëmtime në disa ura dhe disa rrugë. Ajo kërkoi mbështetjen nga Bashkia e Tiranës me qëllim përballimin e këtyre pasojave.

Duke marrë në konsideratë situatën e vështirë të krijuar për këto familje, si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore, Bashkia Tiranë, shprehu menjëherë gatishmërisë e saj për të ofruar një mbështetje financiare, në kuadër të mbështetjes dhe solidaritetit me qytetarët e Komunës së Preshevës, për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga fatkeqësia natyrore, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

j.l./ dita

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration