Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, takohen me kryetaren e Preshevës
Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, të kryesuar nga Thomas Lee po vazhdojnë vizitë e tyre në komunat Preshevë dhe Bujanoc.
Ata sot janë pritu nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Postimi i plotë në Facebook nga Ardita Sinani:
Kënaqësi sot të mirëpres përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, të kryesuar nga Thomas Lee, këshilltar politik i ambasadës.
Gjatë këtij takimi, i cili ishte i pari nga zgjedhja ime në krye të komunës, u diskutuan shumë tema, ndër të cilat vëmendje më e madhe iu kushtua të drejtave të Shqiptarëve dhe gjendja socio-ekonomike e tyre.
Problematika më aktuale, si ajo e pasivizimit të adresave, raste të cilat në komunën e Preshevës janë ende më sporadike për dallim nga Bujanoca e Medvegja, u diskutua si shqetësim edhe i ambasadës së SHBA, por edhe i imi si kryetare e komunës.
U dakorduam që kontaktet mes autoriteteve lokale dhe ambasadës së SHBA të vazhdojnë e thellohen, për faktin e vetëm se udhëheqja ime e sheh si urën lidhëse për zgjidhjen e problemeve të Shqiptarëve në raport me Qeverinë serbe.