Përfaqësues nga Lugina pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës
Përfaqësues të institucioneve komunale në Bujanoc dhe Preshevë dhe partive politike shqiptare morën pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Ky aktivitet u organizua në ambientin e hotelit “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe morën pjesë personalitet të ndryshme politike shqiptare e ndërkombëtare.
Kryetari i komunës së Bujanocit dhe Preshevës kanë vlerësuar se po marrin pjesë me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi./Titulli.com/