Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike mungon në Bujanoc, vetëm në ligjet e Serbisë
Fushata për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit Kombëtar Shqiptar akoma s’ka filluar me prezantimin e planit të kandidatëve potencial, shkruan Titulli.com.
Mediat lokale kanë raportuar se përdorimi i shkrimit dhe gjuhës shqipe në institucional publike lokale mbetet sfidë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Ligji për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit në gjuhën e pakicave e thotë qartë se në territorin e njësisë së vetëqeverisjes lokale ku tradicionalisht jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare, gjuha dhe shkrimi i tyre mund të jenë në përdorim zyrtar të barabartë.
Një lexues o portalit i ka dërguar redaksisë së Titulli.com një dokument nga Shërbimi Kombëtar për Punësim, njësia në Bujanoc e cila mban sqarimin vetëm në gjuhën serbe.
Gjithashtu sipas të njëjtit dokument me sistemin e ri të shërbimeve brenda këtij institucioni vërehet edhe informacioni për pritje në radhë të shërbimeve është në gjuhën serbe.
Përveç problemeve tjera që ka në kompetencë statuti i Këshillit Kombëtar Shqiptar, mbetet të shihet se çfarë qasje do të kenë kandidatët për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“Përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicave kombëtare nga paragrafi 1 i këtij neni në veçanti përfshin: përdorimin e gjuhës së pakicave kombëtare në procedurat administrative dhe gjyqësore dhe zhvillimin e procedurës administrative dhe të procedurës gjyqësore në gjuhën e pakicës kombëtare; përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare në komunikimin ndërmjet autoriteteve me pushtetet publike dhe qytetarëve; nxjerrjen e dokumenteve publike dhe mbajtjen e evidencave zyrtare dhe mbledhjes së të dhënave personale në gjuhët e pakicave kombëtare dhe pranimin e atyre dokumenteve në ato gjuhë si të vlefshme; përdorimi i gjuhëve të pakicave kombëtare në fletëvotimet dhe materialet e votimit; përdorimi i gjuhëve të pakicave kombëtare në punën e organeve përfaqësuese”, thotë Ligji për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit në gjuhën e pakicave./Titulli.com/