Për autonominë e komunave serbe të pranohet Kosova dhe shkëmbimi  i Preshevës dhe Bujanocit për disa fshatra?
Lokale

Për autonominë e komunave serbe të pranohet Kosova dhe shkëmbimi i Preshevës dhe Bujanocit për disa fshatra?

25.May.2020 09:31
0

Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Institutin për Studime Evropiane, Sllobodan Zaçeviq thotë se Prishtinë nuk është duke u ngutur për dialogun me Serbinë për shkak të zgjedhjeve në SHBA sepse pritet që pas zgjedhjeve atje mundë të kenë pozitë më të mirë të përkrahjes.

“Për Prishtinën vlerësohet se është përgatitur mirë dialogu sepse çdo dialog që nënkupton që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës ndërsa ata mos të bëjnë ndonjë lëshim të madh ose të bëjnë minimalen në shkëmbimin e territoreve”, u shpreh Zaçeviq për tanjug, transmeton Titulli.com.

Sipas tij shkëmbimi territorial nënkupton disa fshatra në Preshevë e Bujanoc ose eventualisht një zgjidhje që nënkupton të jepet një autonomi minimale asociacionit të komunave serbe në Veri të Kosovës dhe Serbia të njoh Kosovën.

Ai thotë se për dialogun duhet ta vendosë BE-ja në marrëveshje me Beogradin dhe Prishtinën, përcjellë Titulli.com.

"Për sa na përket neve, cili do të ishte një kornizë e pranueshme për dialog, së pari duhet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit. Pika e dytë e një dialogu të mundshëm duhet të jetë arritja e një zgjidhjeje kompromisi, e cila do të përjashtonte çdo bisedim për territorin e Serbisë Qendrore. Nuk mundë të flitet  për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc si pjesë të Serbisë qendrore, sepse tema nuk është Serbia qendrore, tema është Kosova dhe problemi i Kosovës ”, thotë ai./Titulli.com/

 

Antibiotiku më i fuqishëm natyror, vret çdo virus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration