PDSH thirrje për shumicë të re qeverisëse në Preshevë: Nuk mbajmë përgjegjësi nëse nuk arrihet marrëveshje
Lokale

PDSH thirrje për shumicë të re qeverisëse në Preshevë: Nuk mbajmë përgjegjësi nëse nuk arrihet marrëveshje

24.Aug.2020 22:03
0

Kryesia dhe Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare pas diskutimeve dhe analizës rreth situatës së krijuar në Kuvendin Komunal të Preshevës, fton disa parti për formimin e shumicës së re qeverisëse:

Kjo është komunikata e plotë e PDSH-së: 

Pas dorëheqjes virtuale të kryetarit të kuvendit komunal, z. Sami Salihu të publikuar në rrjetin social me datë 16.08.2020, në të cilën deklaron se "tërhiqet nga pozita e kryetarit të kuvendit komunal dhe njëkohësisht largimin nga koalicioni qeverisës", pushteti famëkeq lokal i dalur nga zgjedhjet e fundit lokale perfundimisht u përmbys.

Pas situatës së krijuar në kuvendin komunal Preshevë dhe periudhës kohore që kemi para vetes, ndodhemi në prag të shpërbërjes së këtij institucioni ligjvënës, përcaktimit të organit të përkohshëm dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Nisur nga kjo situatë, PDSH vlerëson se shpërbërja e kuvendit komunal, organi i përkohshëm dhe shkuarja drejt zgjedhjeve të parakohshme vazhdon të jet në dëm të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Si Parti më e madhe opozitare, rrjedhimisht me përgjegjësi kryesore për daljen nga kjo situatë, PDSH fton Partinë për Veprim Demokratik, Grupin Qytetar LR si dhe çdo këshilltar të kuvendit komunal që të mundësojmë krijimin e një shumice të re, pa pretendimin që PDSH të udhëheq me pozitën e kryetarit të Komunës së Preshevës, në këtë mandat të mbetur jo më shumë se një vit e gjysëm, për ti dhënë kështu kahje ndërtimit të një shumice të re dhe për të ndaluar degradimin e skajshëm të institucioneve të pushtetit lokal.

PDSH nuk mban përgjegjësi nëse eventualisht nga palët e lartëcekura nuk arrihet marrëveshje për të vazhduar funksionimi normal i Kuvendit Komunal.

Në të kundërtën PDSH është shumë e gatshme dhe e përgatitur për zgjedhjet eventuale lokale, në të cilat do të shënojë fitoren e saj më të madhe se kurdoherë më parë.

Në Preshevë,
24.08.2020

Shërbimi për informim i PDSH-së

 
Asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë ngjallë entuziazëm te banorët e Malësisë së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration