PDSH pro zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që të marr pjesë në zgjedhjet për këshillat kombëtar të shpallura nga ministria e vetadministrimit lokal të repulikës së sërbisë, të cilat do të mbahen më 4 nëntorë.
Këshilli Qendrorë i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur më, 29.09.2018, shqyrtoi aktualitetin politik në Luginë të Preshevës dhe regjion si dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor 2018.
Pas përfundimit të kësaj mbledhje Partia Demokratike Shqiptare lëshon këtë:
Komunikatë
PDSH shpreh shqetësim të thellë për veprimet dhe mungesën e unitetit të subjekteve politike shqiptare në Republikën e Kosovës në kuadër të dialogut për normalizimin e marëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
PDSH mbështet fuqishëm verdiktin e popullit shqiptar në Luginë të Preshevës të shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, në të cilin qytetarët e këtij rajoni u shprehën për bashkangjitje me Kosovë e që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është moment historik që ky verdikt i popullit të jetësohet.
PDSH konstaton se situata politike në Luginë të Preshëvs e veçanërisht në Komunën e Preshevës është rënduar në të gjitha segmentet e shoqërisë, si rezultat i qeverisjes fragjile të mbështetur me politika imponuese të Beogradit.
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të shpallura për datë 04 nëntor 2018, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjejnë si popullin më të diskriminuar në Evropë nga qeveria e Serbisë, e cila nuk arriti edhe në përfundim të legjislaturës së dytë të këtij organi të përmbushë asnjë obligim ndaj kërkesave të shqiptarëve.
Partia Demokratike Shqiptare për mandatin sa ishte në udhëheqje të Këshillit Kombëtar Shqiptar ashtu edhe siç ishte zotuar, nuk lejoi bastardimin e gjuhës shqipe përmes përkthimeve të teksteve shkollore për nxënësit shqiptar ashtu siç deshi Beogradi. Në të njejtën kohë u përkushtua maksimalisht që tesktet shkollore të jenë të unifikuara me Prishtinën apo Tiranën, nuk lejoi dhe as që do të lejojë ndërhyrjet në ndryshimin e flamurit kombëtar shqiptar dhe me të gjitha mundësitë e veta u përkushtua për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve si dhe paraqiti në çdo institucion vendor dhe ndërkombëtar shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut që po vazhdojnë t’i bëhen shqiptarëve nga Qeveria e Serbisë.
Këshilli Qendrorë i PDSH-së,duke marrë parasysh tendencat dhe paralajmërimet që po jepen nga subjektet e reja politike të mbështetura nga Beogradi zyrtar që në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar do të jenë “pragmatik” në ndryshimin e simbolit kombëtar, përkthimin e teksteve serbe për nxënësit shqiptar, në të cilat do të mësonin se “të parët tanë janë sllavët”, vendosi me shumicë votash që të marr pjesë në zgjedhjet e 04 nëntorit 2018 dhe të jetë pjesmarrës në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim të mbrojtjes dhe mos lejimit të implemtimit të politikave serbe edhe përmes këtij organi deri në momentin e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.