Lokale
Mustafa: Populli shqiptarë i Luginës është përkrah atij amerikan
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka ngushëlluar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd , Michael D. Kirby, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e uraganit “Sandy”
“Me dhembje të madhe morëm lajmin tragjik për vdekjen e dhjetëra qytetarëve amerikanë, si pasojë e erërave të fuqishme dhe vërshimeve, të shkaktuara nga uragani “Sandy”, thuhet në letrën drejtuar ambasadorit.
“Në emër të Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë së SHBA-ve, popullit amerikan dhe familjarëve të viktimave të uraganit”, shkruan Ragmi Mustafa.
“Populli shqiptarë i Luginës së Preshevës në këto momente të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jenë përkrah jush, duke shprehur ndjenjat më të thella të mbështetjes dhe të solidaritetit”, thuhet në fund të letrës./Titulli.com/
**********************************************************************************************************************************************************
Partia Demokratike Kombëtare me seli në Bujanoc, me shqetësim të thellë është duke i përcjellë fatkeqësitë e mëdha, të cilat po ua sjell uragani “Sandy”, banorëve të Bregut Lindor të SHBA-ve, duke u shkaktuar dëme materiale dhe viktima në njerëz
“PDK me rastin e stuhisë, e cila ka vënë në rrezik sigurinë e miliona qytetarëve amerikanë, i shpreh ngushëllime Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama dhe popullit amerikan, duke ndjerë keqardhje dhe njëkohësisht duke u solidarizuar me dhembjet e tyre”, kështu thuhet në letrën e këtij subjekti shqiptar që vepron në komunën e Bujanocit.
“Shqiptarët e Kosovës Lindore e ndiejnë në shpirt e zemër dhembjen për fatkeqësinë natyrore, e cila ka goditur Amerikën dhe popullin e saj, në mesin e të cilëve gjenden edhe shqiptarët, të cilët krah për krah amerikanëve do t’i tejkalojnë këto fatkeqësi natyrore, thuhet mes tjerash në mesazhin e ngushëllimit drejtuar presidentit Obama dhe popullit amerikanë, të nënshkruar nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!