PD shënon 11 vjetorin e themelimit, Arifi: Kemi ofruar kushte më të mira qytetarëve
Partia Demokratike ka shënuar 11 vjetorin e themelimit përmes nje aktiviteti të organizuar në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Kryetari i kësaj partie, Nagip Arifi ka theksuar se nga themelimi kemi rrugëtuar së bashku për t'i ofruar qytetarëve kushte më të mira.
Postimi në Facebook nga Nagip Arifi:
Demokrate dhe demokratë,
Sot festuam 11 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, për të kujtuar rrugëtimin tonë politik.
Nga 2 korriku 2011 e deri më sot kemi rrugëtuar së bashku për t'i ofruar qytetarëve kushte më të mira.
Partia Demokratike lindi si nevojë e kohës, e cila u mirëprit nga shumë qytetarë të komunës së Bujanocit, e më pas edhe në komunën e Medvegjës.
Jemi dëshmuar si forca kryesore politike në Bujanoc dhe Medvegjë, duke i shërbyer gjithmonë qytetarëve tanë dhe interesit kombëtar.
Ju falemnderoj të gjithëve, që nga dita e parë e themelimit e deri më sot për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike.
Urime 11 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike.
Gëzuar për shumë mote