PD ngushëllon familjen, kërkon zbardhjen e rastit
Lokale

PD ngushëllon familjen, kërkon zbardhjen e rastit

22.Nov.2013 15:40
0
Partia Demokratike me seli në Bujanoc i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes Bajrami nga fshati Tërrnoc për humbjen e birit të tyre, gjithashtu kërkon zbardhjen deri në fund të rastit të vdekjes së Reshat Bajrami në burgun e Vranjës. "Kërkojmë nga të gjitha instancat përgjegjëse , para së gjithash nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë të dalin me raporte të qarta për shkaqet që çuan në vdekjen e të burgosurit Bajrami. Kryesia e PD-së dhe gjithë anëtarësia e saj i shpreh ngushëllime të thella familjes Bajrami me rastin e humbjes së birit të tyre. Njëkohësisht, shfaqim shpresën që raste të tilla mos të përsëriten në të ardhmen", thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga PD. Ky subjekt politik i bëjmë thirje edhe faktorit ndërkomëtar , instuticioneve përgjegjëse të mediave dhe organizatave profesionale të punëtorëve medial të ndikojnë tek shtypi i Beogradit në eliminimin dhe parandalimin e mëtejmë të shkrimeve tendencioze, qëllimkëqija dhe pa kritere profesionale që po sajohen ndaj shqiptarëve të Luginës në përgjithësi dhe disa vendbanimeve në veçanti, sidomos ndaj Tërrnocit. "Partia Demokartike mbetet e përkushtuar në orientimet e veta se vetëm një qasje serioze ndaj çështjes së Luginës nga ana e Qeverisë në Beograd me një përfshirje të shtuar të faktorit ndërkombëtarë dhe me një interesim shtesë të Shqipërisë e Kosovës do të sillte paqe dhe stabilitet të përhershëm në këtë rajon", thuhet në kumtesën e PD-së./Titulli.com/
PVD: Bisedimet në këto kushte, janë të dëmshme dhe joproduktive
Humaniteti turk vazhdon: Tana nga Presheva do të operohet në Turqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration