PD hap zyrtarisht fushatën parazgjedhore (video)
Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2020 në Bujanoc.
Programin e prezentoi kryetari i Forumit Rinorë të PD-së, Sali Salihi i cili elaboroi pikat e programit në fushën e arsimit, zhvillimit ekonomik, bujqësisë, investimeve kapitale, qeverisjes së mirë, shëndetësisë, rinisë, kulturës e sportit.
Adelina Brucaj Hasani kërkoi përkrahjen e qytetarëve ta jetësojnë programin e PD-së dhe gjithashtu shpalosi edhe disa pika nga fusha e arsimit, si sigurimi i shujtave dhe transportit falas për nxënësit dhe hapja e paraleles për fëmijët e moshave 1 - 3 vjet në gjuhën shqipe.
Kryetari i PD-së, kandidat për kryetar komune Nagip Arifi kërkoi mobilizim për ta implemetuar programin e partisë së tij për ditë të mira.