PD hamendet për zgjedhjet e 26 tetorit...?
Lokale

PD hamendet për zgjedhjet e 26 tetorit...?

06.Sep.2014 17:56
0
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë që do të mbahen më 26 tetor kanë shtuar aktivitetet brendapartiake të subjekteve politike shqiptare në Luginë.

Partia Demokratike, subjekti më i ri shqiptarë që udhëhiqet nga Nagip Arifi, njëherë edhe kryetar i komunës së Bujanocit po shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në këtë proces që orienton shqiptarët në integrimin dhe realizimit e të drejtave brenda  institucioneve shtetërore të Serbisë.

Burimi i Titulli brenda partisë demokratike tha se kryesia ka mbajtur mbledhje gjatë ditës së sotme dhe ka diskutuar gjatë rreth këtij procesi mirëpo nuk ka marrë vendimin përfundimtarë.

“Edhe ne si parti po shqyrtojmë mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhjet e këshillit kombëtarë shqiptarë duke pasur parasysh kompetencat që ka ky organ në fusha të caktuar”, tha burimi i njëjtë për Portalin Informativ-TITULLI.

Burimi në anonimitet thotë se partia e tij është duke menduar seriozisht për zgjedhjet dhe se vendimin përfundimtarë do ta marrë gjatë ditëve në vijim.

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë është përfaqësuar gjatë këtyre 4 viteve  nga Partia për Veprim Demokratik  dhe Unioni Demokratik Shqiptarë.

Subjektet tjera shqiptare që funksionojnë në Luginë kanë bojkotuar këtë organ që aktivitetin e tij e shtrinë në fushën e kulturës, arsimit,informimit dhe  përdorimin e  gjuhës shqipe e simboleve kombëtare.

Vlen të theksohet se faktori ndërkombëtarë ka përkrahë vazhdimisht orientimin e programeve politike drejt integrimit dhe realizimit të të drejtave brenda institucioneve në Serbi./Titulli.com/

KDNJ fillon projektin "Dil e voto"
Partia e parë shqiptare në Luginë shënon 24 vjetorin e themelimit (foto & audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration