PD dënon ngritjen e proceseve gjyqësore ndaj politikanëve shqiptarë
Lokale

PD dënon ngritjen e proceseve gjyqësore ndaj politikanëve shqiptarë

10.May.2013 15:26
0
Partia Demokratike, me seli në Bujanoc dënon fuqishëm iniciativat për ngritjen e aktpadive ndaj veprimtarëve politik nga ana e organeve të sigurimit nëpërmjet gjykatave, posaçërisht drejtuesve të subjekteve politike në Luginë të Preshevës.  “Ngritja e aktpadive për kundërvajtje ndaj liderëve partiak, njëkohësisht edhe krerëve institucional për përdorimin e flamurit tonë kombëtar, nuk janë gjë tjetër vetëm se formë e presionit politik dhe psikologjik ndaj veprimtarisë politike të pavarur”, kështu nisë komunikata e Partisë Demokratike (PD). Më tej ky subjekt thotë se “është për të ardhur keq se si disa organe shtetërore kanë vazhduar logjikën e shekullit të kaluar duke përdorur metoda të ndryshme me pretendime se në këtë mënyrë do të fusin frikë tek akterët e politikë bërjes në rajonin tonë. Janë indikative akuzat për përdorim të flamurit tonë kombëtar  pikërisht me rastin e njëqind vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të cilat strukturave të vjetra të organeve të sigurimit u shërbejnë për të krijuar dosje të reja ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe që nuk kanë përkatësi të njëjtë etnike”. “Ne si subjekt politik i cili edhe udhëheq me komunën e Bujanocit i bëjmë thirrje të gjitha organeve shtetërore që të ndalojnë me veprimet e këtilla të demoduara dhe të kthehen drejt perspektivave  integruese evropiane. Rruga drejt Evropës nuk çon me aktakuza për përdorim të flamujve por me lejimin e tyre në mënyrë që të simbolizohet identiteti kombëtar”, vazhdon reagimi. PD thotë se Serbia duhet të ndjekë shembullin e vendeve tjera në rajon dhe pikërisht të atyre vendeve ku vet popullata serbe është pakicë dhe e pa penguar nga askush përdor simbolin e vet kombëtar. Në këtë drejtim, Partia Demokratike përsëritë kërkesën ndaj institucioneve të Republikës së Serbisë që përfundimisht të lejohet përdorimi i flamurit tonë kombëtar edhe në mënyrë zyrtare, kurse nga faktori ndërkombëtar kërkojmë që të ushtroj presion shtesë ndaj autoriteteve të Beogradit që kjo çështje të rregullohet sa më shpejt. Siç ka raportuar Titulli, ditë më parë është marrë iniciativë për ngritjen e aktpadive për kryetarin e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc Shaip Kamberin, ndërsa me të njëjtin akuzë është ftuar për në gjykatë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri. Të dy veprimtarët politik shqiptar nga Bujanoci akuzohen për shkak të vendosjes së flamurit kuq e zi në ballkonet e selive të tyre gjatë shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Serbisë./Titulli.com/
LPD: Protesta kundër diskriminimit të shqiptarëve
Qeveria shqiptare donacione për Luginën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration