Pas katër viteve azil, Belgjika kthen preshevarin me pesë fëmijë (Video)
Lokale

Pas katër viteve azil, Belgjika kthen preshevarin me pesë fëmijë (Video)

23.Feb.2015 10:46
0
Qytetarët shqiptarë të Preshevës nga vendi i tyre për shkaqe ekonomike, ndërsa janë edhe të pakënaqur me qëndrimin e shtetit ndaj këtij rajoni.

Vala e emigrimit nga rajoni drejt Bashkimit Evropian ka nisur para disa viteve nga Jugu i Serbisë. Ky shtet më pas është ballafaquar me kërcënimet nga Evropa për të rivendosur regjimin e vizave shkaku i azilkërkuesve.

Gazetari i Al Jazeere Zoran Kosanoviq ka bërë kërkime me qëllim mësimin se a ka ende qytetarë nga ky rajon i Serbisë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast gazetari ka takuar një preshevarë që pas katër viteve ishte kthyer pa dëshirën e tij në vendlindje, edhe pse kishte status azilanti në Belgjikë.

Është, ftohtë dhe Driton Ismaili merakoset se edhe sa kohë do të ketë drunjë për tu ngroh. Këtë dimër për grohje është dashtë të kujdeset vet, që se kishte bërë disa vite.

Siç thotë Ismaili, ai ka jetuar në një banesë të mirë në Belgjikë, ndërsa nga Presheva në Bashkimin Evropian ka shkuar me familje dhe ka kërkuar azil.

Përgjigja ishte negative. Pas katër vitesh, siç thotë jetë luksi, është dashur të kthehet në vendin e tij brenda katër ditëve.

“Ne shkuam për një jetë më të mirë, por nuk patëm sukses. Kemi jetuar atje një kohë si azilant, mirëpo na kthyen prapa në Preshevë”, thotë Ismaili.

Tani për tani nuk mendon të lëshojë vendin sërish.

Ismaili shton: “Ne nuk kemi kushte që të shkojmë atje, kemi pesë fëmijë dhe më duhen para  që të shkojë”.

Para nuk kishin as pas kthimit nga Belgjika, ndërsa tani nga kjo familje i punësuar është vetëm Dritoni.

 

Ndihma e fqinjëve

“Kur u kthyem këtu, shtëpinë e kishim të shembur. U bë një ekip dhe e rindërtuan shtëpinë dhe tani fëmija im ka një çati mbi kokë. Tash jemi mirë”, ka thënë Kumrie Ismaili.

Familja Ismaili është vetëm njëra në mesin e mijëra njerëzve që nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar azil.

“Përmes rrugës që kalon në Bujanoc qytetarët e Jugut të Serbisë para disa viteve në numër të madh kanë lëshuar vendin dhe ikur në Bashkimin Evropian. Pas heqjes së regjimit të vizave ishte vala e parë e madhe e atyre që nisën rrugën në kërkim të një jete më të mirë”, raporton Kosanoviq. Edhe pse tani në numër më të vogël, ata edhe matej lëshojnë këtë pjesë të Serbisë.

Arsyeja, siç thonë është para së gjithash ekonomia, ndërsa shkaktarë është raporti i shtetit ndaj këtij rajoni.

Tani kjo familje, nga fundi i vitit të kaluar është me shtëpi falë njerëzve të vullnetit të mirë.

Skender Destani, zëvendës kryetar i komunës së Preshevës ka thënë: “Kjo Qeveri e Republikës së Serbisë nuk është e interesuar që ekonomikisht ta zhvillojë këtë pjesë të territorit, në mënyrë që njerëzit të mbijetojnë në kuptimin ekonomik, që mos t’i lëshojnë vendet e tyre për shkak të arsyeve ekonomike. Kjo është arsyeja më e madhe pse njerëzit ikin. Ata ikin nga ky rajon. Domethënë, vala e refugjatëve ka rënë ndjeshëm, mirëpo nuk mund të themi se është suspenduar i tërë ky migrim”.

Vala e të ashtuquajturve migrant nga Jugu i Serbisë është në maje, në vitin 2013 numëronte më shumë se 20.000 kërkesa për azil. /Titulli.com/

Në kufirin Kosovë - Serbi arrestohet kontrabanduesi i migrantëve
Aksident në udhëkryqin e Bujanocit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration