Partia e Vuçiqit fituese bindëse në Medvegjë, shqiptarët zhdukin 5 këshilltarë
Partia Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiqit ka njoftuar se ata kanë fituar 64.8 % të votave nga të gjitha 28 vendvotimet në Medvegjë, shkruan Titulli.com.
Listat shqiptare kanë fituar afro 15% të votova nga 4.266 votues të djeshëm që morën pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.
Sipas të dhënave preliminare lista “Të gjithë për Medvegjën” ka fituar 392 vota apo (2 këshilltarë) dhe lista “Partia për Veprim Demokratik” ka fituar 273 vota ( apo 1 këshilltarë).
Sipas kryetarit të komisionit zgjedhor, Ivan Kostiq, nuk ka pasur incidente në qendrat e votimit, por janë postuar fotografi në rrjetet sociale ku shfaqeshin xhipa pa targa, për të cilat thuhej se ishin të pranishme gjatë ditës së zgjedhjeve në Medvegjë, transmeton Titulli.com.
Të dhënat tregojnë se të gjitha listat që morën pjesë në zgjedhje kanë kapërcyer pragun zgjedhor dhe se shqiptarët kanë zhdukur 5 këshilltarë.
Zgjedhja e re kuvendit komunal të komunës së Medvegjës do të ketë 25 këshilltarë, në vend të 35 të mëparshëm ndërsa sipas rezultateve do të jenë vetëm 3 këshilltarët shqiptarë prej 8 sa ishin në përbërjen e kaluar./Titulli.com/