Partia e Vuçiqit dëshiron të vërtetohet pse u ndalua filmi “Kufiri Ballkanik”  në Bujanoc (video)
Lokale

Partia e Vuçiqit dëshiron të vërtetohet pse u ndalua filmi “Kufiri Ballkanik” në Bujanoc (video)

22.Apr.2019 12:30
0

Shefi i grupit të këshilltarëve  “Aleksandër Vuçiq- Serbia fiton”, në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, Nenad Mitroviq ka dorëzuar letër kuvendit komunal për diskutime rreth drejtorit të shtëpisë së kulturës.

Ai në një konferencë për media është shprehur se ndalimi i prezantimit të filmit “Kufiri Ballkanik” nga drejtori Jetmir Ismaili në mënyrë të vrazhdë ndikon në zhvillimin e kulturës dhe artit, raporton Titulli.com.

“Me këtë akt ndalohet zhvillimi i kulturës dhe ka dëmtuar të drejtat e njeriut dhe diskriminon të gjithë ata që kanë pasur dëshirë të shohin filmin e përmendur”, tha Mitroviq, shkruan Titulli.com.

Mitroviq përmes letrës dërguar kuvendit komunal ka propozuar që në seancën e ardhshme të futet në rendë të ditës diskutimi rreth ndalimit të filmit dhe të vërtetohet a është ndaluar me motivin në baza nacionale apo bëhet fjalë për vendime politike.

Filmi “Kufiri i Ballkanit” është ndaluar të prezantohet nga drejtori i shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili .

Ky film është prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë I cili tregon gjithashtu ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration