Parlamenti i Serbisë formon grup miqësie me Shqipërinë, Hasani nga Bujanoci kryetar
Lokale

Parlamenti i Serbisë formon grup miqësie me Shqipërinë, Hasani nga Bujanoci kryetar

28.Jun.2019 08:23
0

Parlamenti i Serbisë të martën ka themeluar një grup të miqësisë me Shqipërinë pas më shumë se tre vjetësh tentativa.

Kryetar i këtij grupi është zgjedhur deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, shkruan Vecernji Novosti, transmeton Titulli.com.

Grupi përbëhet nga 12 deputetë, përfshirë edhe: Dubravka Filipovski, Milimir Vujadinovic, Radovan Jancic, Mihailo Jokic, Desanka Repac dhe Ljubisa Stojimirovic (SNS), Muamer Zukorlic ), Predrag Jelenkovic dhe Natasa Mihajlovic (SDPS), Dragan Jovanovic (BS), Marjan Risticevic (NSS) and Aleksandar Cotric (SPO).

Thuhet se deri tash nuk ka pasur aq shumë interesim prej ligjvënësve për formuar grupe të tilla të miqësisë me vendet fqinje, por q ky hap dje është ndërmarrë, në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira mes dy vendeve. 

Në seancën e djeshme ka pasur pajtueshmëri që takimi i parë i grupit të mbahet me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd dhe më pas ka vjeshta e këtij viti ata ta bëjnë një vizitë në Parlamentin e Serbisë.

Parlamenti serb ka të formuar grupe të miqësisë me afro 100 shtete.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration