Pajaziti: Për APN vija të kuqe ka Arsiq, komuna e Bujanocit e zhytur në korrupsion?
Dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc në një konferencë për media ka shprehur pakënaqësitë lidhur me situatën e krijuar në komunën e Bujanocit.
Arbër Pajaziti, kryetar i kësaj dege tha se në Bujanoc ka kohe që nuk ka pasur nxitje të urrejtjes dhe probleme ndëretnike dhe ne dëshirojmë që kjo frymë të ruhet edhe më tej.
Fjalimi i plotë në konferencë i Arbër Pajazitit:
Kjo konference eshte thirrur per ti shprehur pakenaqesite tona lidhur me ngjarjet e fundit qe e karakterizojne vendin tone.
Aktuale eshte qeshtja e nje filmi i titulluar Megjet e Ballkanit, film me permbajtje raciste te cilen e ka ndaluar te shfaqet drejtori i Sh.K ne Bujanoc dhe ne e perkrahim kete vendim te tij sepse konsiderojme se Bujanocit nuk i duhen filma te tille te cilet nxisin urrejtje nderetnike.
Ne Bujanoc ka kohe qe nuk ka patur nxitje te urrejtjes dhe probleme nderetnike dhe ne deshirojme qe kjo fryme te ruhet edhe me tej, edhe pse filmi mund te organizohet te shikohet ne forma te tjera nga ata qe kane dashur ta japin ne Bujanoc si premiere, te pakten institucionet tona duhet te jene te kujdesshem ne ngjarje te tilla.
Per kete rast kane reaguar subjektet politike si ne pozite ashtu edhe ata ne opozite, ku partite shqiptare e kane perkrahur vendimin e drejtorit ndersa partite serbe si ato ne pozite ashtu edhe ajo ne opozite e kane gjykur si jo te drejte duke kerkuar te merren masa ndaj drejtorit Ismaili. Nuk e kuptojme heshtjen e atyre qe eshte dashur te paret te pronocohen per kete rast, pra KNSH dhe Komuna e Bujanocit.
Dihet se KNSH njeren nga shtyllat me te cilat do te duhej te merrej ne baze te kompetencave te saj eshte edhe kultura dhe ne kete drejtim do te duhej qe ti kontribonte kesaj situate. Nga ana tjeter Shtepia e Kultures eshte ndermarrje qe themelues e ka Komunen e Bujanocit e edhe keta heshtin, Kryetari i komunes e ka obligim ne baze te mandatit te tij por e ka edhe obligim moral sepse drejtorin ne fjale e ka partner te koalicionit. Dhe nuk e kuptojme heshtjen e ketyre dy institucioneve te cilat duhet te kene rol kyç ne kete ngjarje.
Pra ne si APN e pyesim publikisht Shaip Kamberin ne cilen ane eshte ai ne kete rast, ne anen e Partnerit Shqiptare LPD apo ne Anen e partnerit tjeter zv/kr Stojanqa Arsiq?
Kjo eshte edhe nje deshmi me teper se ky koalicion eshte duke qendruar me zor ne kembe duke u munduar ti kenaq te gjithe ata me te cilet qeveris, pra me shume se 10 parti, dhe nuk eshte duke u marrur me hallet e qytetareve.
Shaip Kamberi duhet te distancohet nga deklaratat e zevendesit se tij i cili kerkon te marren masa ndaj drejtorit Jetmir Ismaili. Duhet te distancohet nga Z.V i tij I cili e qane me mall gruan e ish diktatorit, kasapit te ballkanit Sllobodan Millosheviq, duhet te distanacohet edhe nga djali i tij i cili si shef i repartit te emergjences i pret pacientet me automatik ne dore dhe ne anen tjeter organizon peticion kunder idese se bashkangjitjes se Lugines se Presheves me Republiken e Kosoves deri sa vazhdon te jete pjese e qeverisjes dhe anetar i keshillit komunal dhe e vjel buxhetin e komunes edhe permes Organizatave Sportive dhe Organizatave Joqeveritare te cilat I menaxhon ai permes personave te tjeret.
Qytetaret nuk kane nevoj per Nacionalizem Elektoral e as per Parada nacionaliste fallse, qytetaret kane nevoje per transparence, llogaridhenie dhe reflektim.
Ndonjehere me ben te dyshoj se PVD dhe PD i ka ndonje borxh familjes Arsiq, por kur kujtoj se Stojanca Arsiq erdhi kryetar komune ne vitin 1997 erdhi pikerisht me vota te PVD-se dhe qe nga ajo kohe ai vazhdon te jete pjese e cdo qeverisje duke ushtruar poste te larta, si kryetar komune , zv kryetar i kuvendit, ZV kryetar komune . Ketij njeriu duhet ti thuhet STOP. Per neve si APN vije e kuqe do te jete Stojanca Arsiq, ne nuk do te bashkepunojme me nje njeri qe e lavderon Mira Markoviqin dhe i bejme thirrje PVD dhe LPD qe te distancohen nga bashkeqeverisja me Arsiqet.
Gjithashtu presim Reflektim te kryetarit te komunes lidhur me korrupsionin i cili eshte duke lulezuar ne administraten lokale te Bujanocit. Jemi te bindur se ai eshte i njoftuar me shumicen nga aferat korruptive dhe nese vazhdon te hesht dhe te mos merr masa ndaj kesaj dukurie atehere konsiderojme se ai vet po e legjitimon kete dukuri e cila per disa ka kaluar ne profesion.
APN posedon deshmi dhe deshmitare per disa raste te vjedhjeve klasike qe po behen ne komunen e Bujanocit.
- Rrugac?
Se pari ne askujt nuk kemi thene se eshte rrugac, ne ate komunkate jane sulmuar dy lideret e dy partive ku kemi thene se kundershtimet e tyre kane rene ne nivel rrugaces, pra kemi fol per nivel te komunikimit jo per individ apo siq e perceptuan disa si sulm ndaj nje pjese te rinise. Pra kjo komunikate eshte nxjerrur nga konteksti nga njerez te cilet ose aq ja lejon kapaciteti i tyre te analizojne nje deklarate ose edhe keta tjeret kane filluar te viktimizohen duke marrur mesim nga partia qe viktimizimin e ka specialitet te saj. Pra nese dikush e ka nxjerr nga konteksti nje fjale per ta perdorur si alibi qe ta shpreh mllefin e vet eshte qeshtje e tyre dhe jo e jona.