Pajaziti: Disa njerëz nuk dinë asgjë, përveç shpifjeve dhe sulmeve të pabaza (video)
Lokale

Pajaziti: Disa njerëz nuk dinë asgjë, përveç shpifjeve dhe sulmeve të pabaza (video)

22.Oct.2014 23:16
0

Partia Demokratike (PD), mbrëmjen e së mërkurës ,ka mbajtur tubimin me qytetarët e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet për Këshill Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Në këtë tubim të parafundit, kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike (PD), Bajram Hasani, ka thënë para të pranishmëve se subjekti i tij për këshilltarë të KKSH-së ka dominuar kandidatët meritorë të cilët nuk do të merren me punë tjera, jashta atyre të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Sa i përket Këshilltarëve potencialë, për KKSH janë të zgjedhur të gjithë ata që e meritojnë dhe kompetent, njëherit ata që do të merren me problemet e të gjitha fushave, kurrsesi nuk do të merren me kompetencat që janë jashta Këshillit Nacional”, theksoi kryetari i nëndegës së PD-së.

Bartësi i listës “Partia Demokratik – Dr. Sc. Nagip Arifi”, Arbër Pajaziti, tha se disa njerëz po përpiqen që të minojnë besimin e patundur që ka opinioni ndaj Partisë Demokratike.

“Ata tentojnë të flasin për keqqeverisje lokale dhe harrojnë se pikërisht për shkak të keqqeverisjes në vitin 2012-të e humbën pushtetin. Ata thonë se do të bëjnë shumëçka, po ne e dimë se ata nuk bënë asgjë. Rastet e fundit kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të bërë fushatë, ose më mirë të themi, pamundësinë e tyre për të prezantuar punën katër vjeçare, sepse nuk bënë asgjë në KNSH”, nënvizoi Pajaziti.

Ai tha se katër vite të Këshillit janë pakë për historinë e një kombi që i ka harxhuar më shumë se 100 vite për lirinë e tij, mirëpo janë tmerrësisht shumë për të parë “faqen e zezë të disa njerëzve të cilët nuk dinë asgjë, përveç shpifjeve dhe sulmeve të pabaza”.

“Këto katër vjet kanë qenë më pak se një hiç, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër”, theksoi bartësi i listës, duke shtuar së qëllimi i tij sot nuk është që t’i sulmojë të tjerët.

“Ata që po na sulmojnë i lusim që t’i prezantojnë diçka këtij populli dhe mos t’ia fyejnë inteligjencën me sulme të pabaza, sepse ky popull dinë t’i vlerësojë të gjitha gjërat, ashtu do të vendosë edhe më 26 tetor”, tha Arbër Pajaziti.

Kryetari i këtij subjekti që drejton edhe me komunën e Bujanocit, Nagip Arifi, potencoi se përfaqësuesit e PD-së, në asnjë tubim parazgjedhorë të mbajtur nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit, nuk i kanë sulmuar rivalët, duke thënë se “ata i kemi vëllezër”.

“Ata kanë filluar të jenë pak nervozë dhe ne duhet t’i kuptojmë. Ata kështu janë sjellë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2012-të, patën filluar edhe pamfletat t’i shpërndajnë nëpër rrugë, sot kanë dalë edhe me një propozim se nuk do të na ndihmoje as Rusia. Ne nuk kemi nevojë për Rusinë, unë një kohë të gjatë kam qenë kryetar komune dhe prapë jam, por në zyrën time skam pas ambasadorin e Rusisë”, u shpreh Arifi.

Ai kujto se në vitin 2012-të kishte thënë:  “Unë jam nip i Lam Breznicës, ata janë të dikujt tjetër...”.

Kryetari i PD-së foli edhe rreth anëtarëve të komisioneve, duke shpjeguar se ankesa i është drejtuar Komisionit Republikan Zgjedhor dhe jo siç thuhet “disa ministrave”.

“Kemi bërë një ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhor sepse na u ka bë një e padrejtë nga ana e koordinatorit për rrethin e Pçinjës, Farush Islamit, të cilin Partia për Veprim Demokratik e ka zgjedhë. 54 anëtarë të Komisionit votues na kanë ndërruar me propozimin e tij”, tha para të pranishmëve, Arifi.

Gjatë tubimit elektoral në Tërnoc, para qytetarëve fjalën e mori edhe Agim Haliti, anëtarë i kryesisë së PD-së dhe dy të propozuarit nga koalicioni PD-BDL, për këshilltarë në Kuvendin e KKSH, Zejni Fejzullahu dhe Naim Salihu.

Partia Demokratike, të enjten me fillim në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, do të mbajë tubimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale disaditore për zgjedhjet e KKSH-së, që do të zhvillohen të dielën, më 26 tetor./Titulli.com/

 

Program parazgjedhor

 

 

Zhurmëria propagandistike zgjedhore
Bora bie edhe në Luginë (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration