Osmani: Kalimi kufitar Llojan-Miratoc po bëhet realitet (video)
Zëvendës kryemisnitri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani paralajmëron hapjen e kufirit Llojan-Miratoc pas takimi që realizoi me delegacioni e Serbisë.
"Edhe një sukses i madh ne drejtim të bashkpunimit rajonal, kalimi kufitar Llojan-Miratoc po bëhet realitet! Takimi i sotëm i punës së delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, ngrenë iniciativë që në vend të atij lokal, ky kalim kufitar të jetë kalim kufitar ndërkombëtar plotësisht funksional", ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook, transmeton Titulli.com.
Ai u shpreh se me këtë, jo vetëm banorët e rajonit kufitar, por të gjithë qytetarët e dy vendeve do të kenë lëvzje dhe komunikim të lehtësuar./Titulli.com/