Lokale
OSBE përkrahë dialogun Luginë – Beograd (video)
Gjatë vizitës që sot i bëri Luginës ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Beograd, Peter Burkhard, i dha përkrahje liderëve shqiptarë lokal për të vazhduar bisedimet me Beogradin zyrtar.
Ambasadori Burkhard i cili për herë të parë viziton Bujanocin që nga ardhja në këtë pozitë, me vëmendje ka përcjellë të gjitha zhvillimet si në Bujanoc njashtu edhe në tërë Luginën e Preshevës.
Gjatë qëndrimit në Buajnoc përfaqësuesi më i lartë i OSBE-së në vend, u takua me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin.
“Me kryetarin biseduam dhe shkëmbyem mendime se çfarë po ndodhë në Bujanoc. E kam siguruar kryetarin e komunës se ne si OSBE do të vazhdojmë përkrahjen tonë për Bujanocin dhe udhëheqësinë e zgjedhur komunale”, tha pas takimit Burkhard, raporton Titulli.
Ai poashtu tha se i japim përkrahje dhe mbështetje edhe dialogut që është duke u zhvilluar në mes të autoriteteve lokale dhe atyre qendrore në Beograd.
“Ne dhe autoritetet lokale këtu në Bujanoc kemi një qëllim të përbashkët dhe qëllimi është përmirësimi i kushteve të jetës së qytetarëve, si në Bujanoc, poashtu edhe në tërë Luginën e Preshevës”, u shpreh ambasadori.
Në pyetjen e gazetarit se si i vlerëson kërkesat e këshilltarëve shqiptarë të Luginës për reciprocitet me serbët në veriun e Kosovës, Burkhard tha shkurt se do të angazhohet për procesin e dialogut në mes të përfaqësuesve politikë shqiptarë të Luginës dhe autoriteteve qendrore në Beogard.
“Unë kamë dëgjuar për këto kërkesa, por ajo që mund të them është se ne jemi duke punuar këtu në Serbi, jemi duke bashkëpunu me autoritetet lokale dhe do t’a ndihmojmë procesin e dialogut në mes të autoriteteve lokale dhe atyre qendrore në Beograd”, përfundoi Burkhard.
Shumë të rëndësishëm takimin e ka vlerësuar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili falënderoi mysafirin për angazhimin që kishte dhe po vazhdon te ketë organizata që ai përfaqëson.
“Biseduam për situatën politike në komunën e Bujanocit. Shfrytëzova rastin që ta falënderojë OSBE-në për punën që ka bërë në komunën tonë që nga viti 2001 e gjerë tani”, theksoi Arifi duke nënvizuar edhe angazhimin e fundit që OSBE ka në bisedimet që po zhvillohen në mes të Luginës dhe Beogradit.
“Siç jeni të njoftuar ne kohëve të fundit kemi dorëzuar një dokument të cilin e kanë hartuar të gjithë subjektet politike shqiptare edhe të Qeverisë së Serbisë, por edhe OSBE-së, i cili ka të bëjë me zgjedhjen e problemeve të cilat mbretërojnë në Luginë të Preshevës, dhe në këtë drejtim besojmë se do të kemi ndihmën e OSBE-së, sikurse që kemi pas deri më tash”, u shpreh Arifi.
Delegacioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian qëndroi edhe në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, me ç’rast u takuan edhe me drejtuesin e këtij organi, Galip Beqirin./Titulli.com/
http://youtu.be/VEEdL6TNevg
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!