OSBE dhe UNHCR në përkrahje të ndërtimit të banesave për rastet sociale në Bujanoc
Lokale

OSBE dhe UNHCR në përkrahje të ndërtimit të banesave për rastet sociale në Bujanoc

24.Feb.2021 08:22
0
Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi në një letër të përbashkët iu kanë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarit të Kuvendit komunal Enver Ramadani, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre në lidhje me ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.
 
Në vijim po postojmë letrën e tyre, derisa përmbajtjen origjinale në gjuhën angleze e keni në foton më poshtë:
 
Të nderuar z.Arifi dhe z. Ramadani,
Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi dëshirojnë t'ju përgëzojnë për përpjekjet tuaja të suksesshme në dorëzimin e propozim-projektit për Strehim Social për të aplikuar për fondet e Bashkimit Europian.
 
Shprehim kënaqësinë tonë që Kuvendi i Komunës së Bujanocit, në seancën e mbajtur më 17.02.2021, miratoi Vendimin për ndarjen e tokës për ndërtimin e banesave familjare për familjet në nevojë sociale.
 
Ju falënderojmë juve, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe koalicionin qeverisës për gatishmërinë tuaj për të zgjidhur çështjen e strehimit të familjeve Rome që kanë jetuar në qendrën kolektive “Salvatore” në kushte të mjerueshme për 22 vite me radhë. Po ashtu, e vlerësojmë shqetësimin tuaj për mirëqenien e familjeve në nevojë në komunën tuaj. Angazhimi juaj për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme demonstron lidershipin tuaj politik dhe solidaritetin tuaj të thellë.
 
Edhe përkundër reagimeve negative dhe keqinformimin e përhapur nga disa në lidhje me këtë Vendim, ne jemi të bindur që do të keni sukses në informimin e drejtë të qytetarëve të rajonit se kjo është një mundësi unike për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjeve Rome që jetojnë në qendrën kolektive “Salvatore” dhe të familjeve të cenuara në mesin e popullatës lokale. Gjithashtu, mbështetemi në përpjekjet tuaja që t’i sqaroni opinionit të gjerë se ky projekt do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie që bazohet në tolerancë ndëretnike dhe që është e rrënjosur në parimet themelore të të drejtave të njeriut.
 
Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi mbeten të përkushtuar për të ndihmuar Komunën tuaj në përpjekjet për të zgjidhur çështjet sociale që janë të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë komunitetit.
Me respekt,
______________________
Jan Braathu
Ambasador,
Kryeshef i Misionit të OSBE-së ne Serbi
_______________________
Francesca Borelli
Përfaqesuese e UNHCR në Serbi
No photo description available.
 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration