Organizimi i jetës në vetë izolim sipas fesë islame
Gati e tërë bota tash është në izolim shtëpiak të detyruar. Dikur: Babai nuk kishte kohë të qëndrojë në shtëpi më gruan dhe fëmijët e tij. Fëmia kur i kërkoje diçka, arsyetohej se ska kohë, se është i nxënë me detyra etj. Gruaja, kur i kërkohej diçka, gjithashtu arsyetohej se nuk ka kohë.
Udhëheqësi, apo drejtuesi i një institucioni kur i kërkoje të takohesh apo bisedosh, thoshte nuk kam kohë, kam disa takime tjera, apo mbledhje etj. Nëse kërkoje takim në ndonjë ministri, të caktohej takimi pas disa jave apo muajve, sepse ministri nuk ka kohë më herët.. etj etj etj. Pra, përgjigja e të gjithë këtyre ishte se: NUK KAM KOHË !!!
PSE ??
Koha është krijesë e Allahut, dhe është e shenjtë, Allahu është betuar në të,, dhe ka kërkuar që të respektohet, të shfrytëzohet dhe të mos keqpërdoret. Sepse tani ajo kthehet një armik që dëmton seriozisht lumturinë e jetës së njeriut.
Koha në shekullin e fundit, pa e vërejtur është kthyer në një prej armiqëve tanë dhe kalim i shpejtë i jetës tonë, që na ka mposhtur të gjithëve.
Muhamedi s.a.v.s. thotë: “ Nuk do të bëhet kijameti, deri sa të shkurtohet koha “ dmth. Njerëzit nuk do të kenë begati dhe sukses në kohë.
Në këtë rast, koha është edhe një ushtri e Zotit e cila po vepron kundër nesh.
Nëse e koordinon kohën sipas asaj që Zoti të jetë i kënaqur e pastaj edhe njerëzit, atëherë Allahu ta nënshtron për ty këtë ushtri ( kohën ), dhe arrin gjithçka edhe në kohë të shkurtra.
Një shembull për këtë: Në kohën e pejgamberit Jusha ibn Nun, në luftën e tij kundër armikut, ai kishte nevojë për kohën e ditës që të riorganizon ushtrinë para se të bëhet nata që të nesërmen të jetë i gatshëm në betejë para armikut. E luti Zotin që ti mundësojë kohë, dhe kështu Zoti e urdhëroi diellin që të vonon në perëndim për ti dhënë hapsirë kohore Jushait.
Pra, ai me që ishte rob i denjë i Zotit, përfitoi begatinë e kohës. Sepse ai që ia ndali atij kohën, ishte krijuesi i kohës dhe krijuesi i Jushait, e Jushai ishte një rob i denjë i krijuesit të tij.
Te ne, me që nuk jemi në vijën e plotë të duhur me Zotin, dhe jemi të ngarkuar me mëkate të shumta, koha është kthyer kundër neve, si një ushtri e Zotit që po na pushton çdo ditë e më shumë, dhe po na prish shumë gjëra në jetë si psh. Me familjet tona, me miqtë tanë, me pasuritë tona etj. E mbi të gjitha më krijuesin tonë dhe me jetën përfundimtare të ahiretit.
Ndoshta edhe mund të themi se ky armik i yni, ka ndikuar edhe në gjendjen e prapambetur të muslimanëve në dy shekujt e fundit.
Në të kundërtën, vendet e përparuara nga shkaqet kresore të përparimit dhe sukseseve është përfitimi i kohës, duke i shfrytëzuar edhe minutat më të vogla.
Tash në këtë izolim, sikur koha po na korit neve, sepse gati 24 orë jemi në shtëpi. Përnjëherë e zbuluam detyrimisht se, kemi kohë. Kemi kohë të qëndrojmë edhe 24 orë në shtëpi, dhe punët dhe bizneset tona të vazhdojnë deri diku në mënyrë normale, por ka munguar menaxhimi i kohës.
E Zbuluam detyrimisht se, kemi kohë për familjet tona, fëmijët tanë dhe shumë gjëra të tjera.
Kjo gjendje që po na duket negative, ndoshta mund të jetë edhe shumë pozitive. Filluam të ndjejmë shpirtërisht për familjet tona, fëmijët tanë, prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të afërmit tanë. Sa më gjatë që po qëndrojmë me familjet tona, aq më tepër po lidhemi me ta dhe po duhemi më shumë.
Filluam të lidhemi shpirtërisht me njëri tjetrin, me biseda të lira, me shaka etj. pasi që ishim të lidhur vetëm në saje të nevojave dhe intereseve. Filluam ta kuptojmë njeri tjetrin dhe nevojat e njëri tjetrit.
Ndoshta Zoti e solli këtë gjendje që të na ndal te familjet tona, për ta riorganizuar jetën me familjet tona, pasi që e kishim humbur shumë lidhjen shpirtërore dhe dashurinë me ta. Kishim harruar se Allahu në Kuran na ka urdhëruar shumë herë për mbajtjen e lidhjeve familjare, dhe mbajtjen e përgjegjësisë për familjen, përndryshe na pret dënim i ashpër te Zoti.
Muhamedi s.a.v.s. thotë: “ Kush do që ti zgjatet jeta e tij, le ti mban lidhjet familjare “.
Sa njeri, nuk ka qëndruar me fëmijët e tij, sa fëmiu nuk ka shijuar atësinë e prindit të tij, sa familje dhe fëmijë kanë dështuar nga mungesa e kohës për tu marrë me nevojat dhe problemet e tyre, sa e sa ??!!
Tash, përnjëherë gjendemi në një situatë të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, të shihemi, të duhemi, edhe të argëtohemi, ta dëgjojmë njëri tjetrin, ta kuptojmë aftësinë dhe talentin e tyre etj.
Me qenë se jemi kështu në izolim, ta shfrytëzojmë këtë gjendje, sepse duhet ta kuptojmë se: Çdo gjë që ndodhë, ndodhë me arsye të caktuar e jo rastësisht, kurse ne duhet të marrim mësim prej saj.
Një shembull në kohën e Pejgamberit Musa a.s., kur ai ishte shpallur Pejgamber, edhe pas shpalljes së tij ata kishin maltretime nga Faraoni dhe ushtria e tij. Ata i thanë Musait:
Allahu e përshkruan në Kuran: „ U dëmtuam edhe para se të vish ti edhe pasi erdhe ti. Ai (Musa) i tha: Ndoshta Zoti juaj do ta shkatërrojë armikun tuaj, dhe ju bën përgjegjës në tokë (zot të vendit tuaj), e të shohë se si po veproni ju “.
Këtu është një sinjal: “ Të shohë se si po veproni ju “
Pra, në këtë sprovë, Zoti na shikon se si veprojmë, e në saje të angazhimeve dhe veprimeve tona, e largon edhe armikun tonë corona virusin.
Koha e pandemive sipas islamit, ai që bën sabër në të dhe ia llogarit Zotit, ai ka vlerën e një dëshmori. Andaj nuk duhet humbim këtë vlerë e ta kalojmë kohën duke mallkuar virusin, apo vetëm në televizion, apo në lojë apo në gjumë etj. Por patjetër ta organizojmë jetën në izolim, sepse Zoti pra na shikon se si veprojmë, që në saje të saj na lehtëson gjendjen dhe na largon armikun aktual corona virusin.
Ka shumë gjëra të mira që mund të bëhen edhe në izolim, por assesi të mos kalon koha pa asnjë dobi.
Nga gjërat e mundshme:
- Adhurimet e përbashkëta me familje, si namazi etj.
- Bëni lutje te Zoti vazhdimisht me gjithë familjen, që sa më shpejtë dhe sa më lehtë ta kalojmë këtë sprovë të virusit.
- Nxënësit dhe studentët ta shfrytëzojnë mundësinë e mësimit online përmes internetit.
- Lexim i rregullt, në vend të bisedave të kota. / Unë lexova diku se në shumë vende të europës janë shterur bibliotekat prej librave, sepse njerëzit i kan rezervuar ato për një periudhë të gjatë të izolimit,, kurse te ne kemi parë duke rezervuar ushqim për një kohë të gjatë !! /
- Mundësoni secilit antarë të familjes të tregon së paku një tregim apo dobi shkencore nga ajo që e ka lexuar tash, apo ndonjë humor.
- Mësoni fëmijët edukatën qytetare në shtëpi, si në kuzhinë, në mikpritje, në përgatitjen e ushqimit, në mirëmbajtje të shtëpisë etj.
- Zonja e shtëpisë, sikur që ka pasur hapësirë për biseda me shoqet dhe koleget e saj, tash këtë le ta bën me fëmijët dhe burrin e saj, natyrisht me gjëra të dobishme.
- Mos rrini ta diskutoni vazhdimisht gjendjen e virusit, e sidomos para fëmijëve, por merruni me tema relaksuese.
- Përkujtoni Zotin sa më shumë, sepse Zoti thotë: “ Më përkujtoni mua, Unë ju kujtoj juve “.
- Mundohuni të hani së bashku në çdo shujtë.
- Kujtoni njerëzit që tash janë të vetmuar dhe nuk janë në familje sikur ju. Kontaktoni ata me telefon ose bëni dua për ta.
- Të projektojmë prej tash,, se pas kësaj sprove, do të kemi qasje tjetër me Zotin, me jetën, me familjen, me njerëzit etj. Ashtu sikur që po thuhet se bota do të ketë qasje tjetër dhe rend të ri botërorë.
- Ta kujtojmë vazhdimisht se kjo sprovë nuk ka ardhur rastësisht, por gjithsesi sprovë për të na vetëdijesuar dhe që të marrim mësime për të ndryshuar për më mirë.
Shkruar nga Ragmi Destani- Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc