Opozita “qetësohet”, përfundon mbledhja e Kuvendit
Lokale

Opozita “qetësohet”, përfundon mbledhja e Kuvendit

03.Apr.2013 23:06
0
Seanca e dytë me radhë për këtë vit e Kuvendit Komunal të Bujanocit pas ndërprerjes së djeshme ka  vazhduar punimet Për dallim nga dita e djeshme sot në Kuvend ka mbretëruar kryesisht atmosferë e qetë. Para këshilltarëve të këtij organi legjislativë ishin 24 pika të rendit të ditës. Shumica e pikave kishin të bënin me shqyrtimin dhe miratimin e raporteve të ndërmarrjeve publike ku për themelues është Kuvendi Komunal. Paraprakisht këto raporte ishin miratuar nga këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike si dhe nga Këshilli Komunal. “Dita e sodit prej të djeshmes dallon shumë, kemi një kontrast. Deri sa dje jasht ishte shumë ftoht kurse brenda shumë nxehtë, sot ndodhi e kundërta, jasht ishte shumë nxehtë ndërsa brenda në Kuvend ishte ftohtë, që donë të thotë se ishte situatë normale, pra instalacionet dhe performanca zgjati vetëm një ditë. Sot puna e Kuvendit ra në binarë të vet, pra patëm ecuri normale të debateve dhe aprovim të pikave të parapara me rend të ditës”,  tha pas seancës kryetari i Kuvendit, Hajredin Hyda, i cili njëherit nënvizoi se u aprovua edhe iniciativa për formimin e një komisioni nga të gjitha subjektet politike për shqyrtimin e propozim vendimit për ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe të shesheve në Komunë të Bujanocit, raporton TV Spektri. Kuvendi Komunal i Bujanocit numëror 41 këshilltarë. Si rezultat i zgjedhjeve të 6 majit të vitit të kaluar subjektet politike shqiptare janë të përfaqësuara me 30 këshilltarë, kundrejtë 11 këshilltarë që përfaqësojnë subjektet politike dhe listat serbe./Titulli.com/
Fondi Humanitar interesohet për shqiptarët në Luginë
Tërnoci pas 12 viteve vizitohet nga një ambasador amerikan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration